PSE MUSLIMET JANË TË KËQIJ NËSE ISLAMI ËSHTË I MIRË?

Është dallim i madh mes mësimeve të Islamit dhe veprimeve të muslimanit

Nëse Islami është feja më e mirë, pse atëherë shumë muslimanë janë të pandershëm, të pabesueshëm dhe të përfshirë në shumë gjëra të këqija, si mashtrimi, ryshfeti, droga, etj?

Mediat përhapin gënjeshtra për Islamin

Islami është, pa dyshim, feja më e mirë, por mediat janë në duart e perëndimorëve të cilët kanë frikë nga Islami.
Perëndimorët vazhdimisht publikojnë dezinformata kundër Islamit, si në mediat elektronike, ashtu edhe në ato të shkruara.

Përveç shpikjes së dezinformatave, ata gabimisht e citojnë dhe qëllimisht e shtrembërojnë Islamin, i ekzagjerojnë gjërat dhe ngjarjet …
Nëse kudo në botë shpërthen një bombë, të parët që akuzohen, pa asnjë dëshmi, janë muslimanët.
Menjëherë në faqet e para të gazetave shfaqen titujt e mëdhenj.

Më vonë, kur të konstatohet se për shpërthimin fajtorë janë jomuslimanët, ai lajm publikohet në ndonjë vend dytësor, pa u vënë re.

Nëse një musliman 50 vjeçar martohet me një vajzë 15 vjeçare, me pëlqimin e saj, ky lajm vjen në faqet e para.
Mirëpo, kur një jomusliman 50 vjeçar e përdhunon një vajzë 6 vjeçare, ky lajm publikohet në brendi të gazetës, në kuadër të “pasqyrës së shkurtër të lajmeve!”

Çdo ditë në Amerikë kryet një numër i madh i dhunimeve, por asgjë për këtë nuk publikohet në lajme, pasiqë kjo tashmë është bërë mënyrë amerikane e jetës!

Delja e zezë në çdo shoqëri

Unë jam i vetëdijshëm se ka muslimanë që janë të pandershëm, mashtrojnë, vjedhin, gënjejnë etj. Mirëpo, problemi është se mediat e përgjithësojnë një pamje të tillë të keqe për të gjithë muslimanët. Kështu, muslimani bëhet dele e zezë kudo që shkon.

Si tërësi, muslimanët janë më të mirët

Edhe pse muslimanët, në njëfarë mënyre, janë bërë dele e zezë kudo që të shkojnë, kur i marrim parasysh të gjithë muslimanët e botës, prapëseprapë ata formojnë shoqërinë më të mirë.

Ne jemi komuniteti më i madh i njerëzve që nuk pinë alkool.
Shikuar në total, ne jemi komuniteti që për vepra bamirësie ndanë më së shumti mjete. Në global, nuk ka asnjë komunitet që krenohet me moral më të lartë, me vetëpërmbajtje dhe me respektim për të drejtat e njeriut …

Mos e vlerësoni automobilin në bazë të vozitjes së shoferit
Imagjinoni nëse duhet të bëni një vlerësim se sa i mirë është modeli më i ri i Mercedesit.

Një shofer i papërvojë, i cili nuk di të vozisë, ulet pas timonit dhe bën aksident me automobil. Kënd do ta fajësoni për atë që automobili ka dalë nga rruga, shoferin apo automobilin?
Natyrisht, se do ta fajësoni shoferin.

Për ta analizuar performancën e një automobili, nuk duhet ta shikoni shoferin, por pajisjet dhe aftësinë e automobilit; sa është i shpejt, sa janë harxhimet e tij mesatare, cila është shkalla e sigurisë, etj.

Madje edhe nëse supozojmë se muslimanët janë të këqij, nuk guxoni mbi këtë bazë të nxirrni përfundimin tuaj për Islamin si fe.

Nëse ju doni të merrni qëndrim mbi Islamin, së pari duhet ta studioni Islamin nga burimet e tij parësore, nga Kurani dhe hadithet autentike.

Gjykoni për Islamin në bazë të veprave
të pasuesit të tij më të mirë, Muhamedit (savs)

Nëse dëshironi të bindeni praktikisht për performancën e automobilit tuaj, ju duhet ta thirrni një shofer profesionist, ekspert për testim. Gjithashtu, shembulli më i mirë në bazë të të cilit ju mund të gjykoni për Islamin, është pasuesi i tij më i mirë, pejgamberi i fundit i Zotit, Muhamedi (savs).

Përveç muslimanëve, ka edhe disa historianë jomuslimanë të ndershëm dhe të vërtetë të cilët thonë se Muhamedi (savs), ka qenë njeriu më i mirë i të gjitha kohërave.

Michael Hart ka shkruar librin për Njëqind njerëzit më me ndikim në histori. Në krye të listës, dmth. numri një i takon pejgamberit të Islamit, Muhamedit (savs).

Ka edhe shumë shembuj të tjerë, ku jomuslimanët i japin respekt të madh pejgamberit Muhamed (savs), si Thomas Carlyle, Lamartine, e të tjerë. /svjetlo-dunjaluka.com/

Autor: Dr. Zakir Naik; Përshtati: Miftar Ajdini