Rtv Pendimi

Pse nuk duhet ta ndërroni mjekun?

Pacientët që vizitojnë të njejtin doktor vazhdimisht, e kanë më të ulët rrezikun nga vdekja.

Kështu ka treguar një studim i kryer së fundi nga Universiteti Exeter në Britani të Madhe. Sipas këtyre studiuesve, shprehia e tillë mund të shpëtojë jetë, edhe pse vazhdimisht është nënvlerësuar, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

 

 

Kujdesi i vazhdueshëm ka përfitime të shumta, thotë hulumtimi që ka kryer 22 studime në nëntë shtete, duke përfshirë Francën, Kanadanë, Korenë Jugore, Amerikën dhe Anglinë.

Vendet ku pacientët nuk ndërrojnë mjekun, kishin shkallë më të ulët të vdekjeve për periudhën e njejtë, krahasuar me vendet ku doktori ndërrohej.

TË NGJAJSHME