Pse po e kundërshtoni krishtlindjen, babadimrin, vitin e ri, bredhin, festimin me të, fotografimin me të, etj. !?

Po i kufizoni gjërat, pak si shumë! Nuk po leni mu kënaq me kurgja! Babadimri ose bredhi psh. është vetëm një simbol që në fundvit sjell një hare e gëzim, zbukurohet qyteti dhe njerëzit kënaqen me këtë dhe ndjehen të lumtur, së paku për pak çaste në këto situata krize që kalon vendi ynë. As nuk besojnë që sjell fat, e as nuk e adhurojnë atë, por thjeshtë sa për atmosphere e disponim.
Këtë e dëshmon edhe fakti se vetë këtë atmosferë e sjell shteti dhe ai është LAIK, dhe si i tillë nuk përkrah simbole fetare. (nejse kjo e fundit ke veç fore)

Mirë, po të ishte në vend të bredhit një “kryq i artë” i stolisur me perla e margaritarë, e të vendosej në mes të sheshit e të ndriçohej edhe natën, a do të ndjeheshe i gëzuar dhe të bëje foto para tij, e të blije disa syresh si suvenirë e t’i vendosje në shtëpi, apo ndonjë idhull parahistorik…!?
Ndoshta do ta bëje edhe këtë, sepse nga injoranca që ke për fenë, simbolet dhe shenjtërinë, asgjë nga këto nuk janë domethënëse për ty.
Shtoja kësaj edhe mënyra e festimit të kësaj nate, me alkool e muzikë shfrenuese, e lakuriqësi ekstreme!!!
E mos t’i përmendim shpenzimet marramendëse!!!! (që kur vjen fjala për diçka fetare na lodhin duke na “këshilluar” që me atë buxhet t’iu ndihmojmë skamnorëve e broçkulla të tilla, e që në realitet, a ka kush kujdeset për skamnorët si besimtarët!?)

Apo, me rëndësi është qejfi dhe atmosfera. Kush po mërzitet!

E po, kështu, në Fenë tonë shenjat, simbolet, festat kanë rëndësinë e vet, nëse nuk të intereson kjo gjë, është punë e ytja je i lirë, por si besimtar musliman të kesh në dije se kjo bie ndesh me baza të besimit, andaj nga këtu vjen këshilla e besa edhe qortimi për të mos festuar festa jo-islame, si dhe kjo aspak nuk bie ndesh me tolerancën ndërfetare, ngase secila fe e ka manifestimin e vet dhe nuk është pjesë e tolerancës që të festohet festa e tjetrit, përkundrazi imponimi i një lloj manifestimi me baza dhe prejardhje fetare për masën e gjërë, pikërisht këtu mund të prishet toleranca.
Të dashur, njihuni mirë me të vërtetën e krishtlindjes, babadimrit, bredhit, viti të ri, etj. mos u bëni pre e TËHUAJSIMIT dhe KOMERCIALIZMIT!
Ju lutem!

P.s. Këshillë për kolegët dhe thirrësit:
Populli ynë akoma ka injorancë në konceptet fetare, largojeni këtë injorancë duke përhapur dijen në mënyrën më të bukur.

Poashtu, bëj thirrje që në festat e Bajarmeve të krijojmë atmosferë sa më të bukur në familjet tona me dhurata e zbukurime, që së paku fëmijët të jenë të ngopur emocionalisht e jo të lakmojnë në babadimra, halloweena e tollovina!

hoxhë Llokman Hoxha