Rtv Pendimi

Pse protestoj!

Zekeria Alim
– O Milet unë ndoshta skam magjistraturë e as shkollë adekuate por krenohem me guximin tim që sot shumkushi nuk e ka, shum intelektual hezitojn me folë, shumë shkollovana jan shukatë kundër diskriminimit dhe padrejtësive që i bëhen popullit shqiptarë.
Piksëpari unë protestoj për Hubejbin tim (djali im i dashtun) që mos të vuan qysh ka vuajtur babai i tij, gjyshi i tij e kështu me radhë…
Kadale kojshi, unë protestoj jo veç për interesin e Hubejbit, por për interesin e krrejt hubejbave tjerë (ardhmërinë e kombit), I nderuar a e ke vizitu gjinekologjinë e Cairit? apo veç te SISTINA shkon? a e din ti se për çdo dit lindin djem e vajza shqiptare!
Këto janë ardhmëria e kombit tonë, a do ti risim me trauma, granata,plumba,diskriminime,montime, policë në shtëpi, dhunë, teror psikologjik, luftëra?
A po do ti shkollojmë, dhe tu ofrojmë një ardhmëri të qetë!
– Unë protestoj për rastin “Monstra” be vëlla, nuk mund ta harroj at nënçmin kurr u burgosën të pafajshmit, dhe më e rëndë ishte ajo fotografi ku u nëpërkambë nderi asaj motres tonë, e të nesërmit Janko e Milenko me mburje e nxirnin atë fotografi (të motres mes dy policëve)
në facebook!
– Unë protestoj për Nënën e Afrimit (e cila nga mërzija është sëmuar) dhe shum Nëna tjera që djemt i kanë në burgje bigajri hakk (pa faj) a ke Nanë ti o i paftyrë?
– Unë protestoj kundër brutalitetit policor e cila hyn në shtëpijat e shqiptarëve!
– Unë protestoj kundër fyerjes dhe ofendimeve që u bëhen popullit tim nga Jankullovska, Mijallkovi dhe qeveritarëve tjerë si SHIPTAR, INDIJANAC dhe fyerje dhe nënçmime tjera
– Unë protestoj kundër montimit “SOPOTI” dikush ka vuajtur aty e shkaktarët e ksaj vuajtje, sot na shajnë, na fyejnë dhe na terorizojnë
– Unë protestoj sepse rinia ka mbet pa punë, shkollat i kryen por mbetën pa punë këta të rinjë
– Unë protestoj për të drejtat e ish ushtarëve të UQK-së të cilët nuk i kan ato të drejtat qysh i kan “branitellat”
– Unë protestoj për shum gjëra – Patriotizmi nuk është vetëm këngë e Ilir Shaqirit por edhe me ngrejtë zanin me protesta kundër padrjetësive që u bëhen popullit tonë
Andaj ti lamë anash partitë dhe interesat tjera, të dalim të gjithë në protesta.

TË NGJAJSHME