PSE SHIJAT NUK I EMËRTOJNË FËMITË ME EMRIN EBU BEKR?!

Ka përmendur Ebul Ferexh El Esfahani në “Mukatil Et Talibin” , El Erbeli në “Keshful Gummeh”, si dhe El Mexhlisi në “Xhelaul Ujun”, se Ebu Bekr Ibnu Ali Ibnu Ebi Talibi ishte nga ata të cilët ishin vrarë në luftën e Kerbelasë, se bashku me vëllan e tij Husejnin Allahu qoftë i kënaqur ndaj tyre.Gjithashtu së bashku me ta është vrarë edhe djali i Husejnit i cili e kishte emrin Ebu Bekr!

Atëher për çfar arsye Shiat(rrafida) e fshehin këtë qështje?! Si dhe përqendrohen në tërsi në vrasjen e Husejnit?!

Shkaku është se emri i vëllaut të Husejnit si dhe emri i djalit të tij gjithashtu ishte Ebu Bekr!!!

Kjo është ajo çfar shiat nuk kanë deshir që ta dine dhe mesojnë muslimanët, si dhe mos ta kuptojnë pasuesit e tyre të humbur, ngase kjo ua shplon atyre gënjeshtrat e tyre të shpifura gjoja rreth armiqsis së Ehlu Bejtit(familjes se të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem) me sahabet e medhenj e në krye të tyre Ebu Bekrin Allahu qoftë i kënaqur ndaj tyre.

Ngase sikur Ebu Bekri të ishte qafir i dalë nga feja apo renegat siç pretendojnë Rrafidat(shia) dhe se ka marrur të drejtën e udhëheqjes nga familja e të Dërguarit me dhunë, atëher Ehlu Bejti nuk do ti kishin emruar fëmijët e tyre me emrin e Ebu Bekrit. Përkundër kësaj kjo është argument i dashurisë së tyre ndaj Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur ndaj të gjithë atyre.

Pastaj: Për çfar arsye Rrafidat(shia) nuk e pasojnë Aliun dhe Husejnin radijAllahu anhuma dhe ti emrojnë fëmijët e tyre me emrin Ebu Bekr, pasi që pretendojnë se janë pauses të Aliut dhe Husejnit radijAllahu anhuma?!!

Përshtati: Ramil Sherifi