Pse shkaktohen gungat në kyçe ?

Ju ka ndodhur të zgjoheni dhe papritmas të vini re një shenje fryrjeje, gati-gati gungë në pjesë të ndryshme të dorës si në pëllëmbë, mes gishtërinjve ose në kyçe.

Mund të mendoni se ndoshta jeni lënduar gjatë mbrëmjes ose që ju ka pickuar ndonjë insekt, por në rast se nuk është asnjë prej arsyeve të mësipërme duhet të shqetësoheni pasi një simptomë e tillë mund të jetë tregues i problemeve më të mëdha shëndetësore.

Në gjuhën mjekësore gungat në kyçe njihen si hygroma (ciste ganglione) të duarve të cilat marrin formën e një kapsule. Pak njerëz e dinë që këto gunga nuk janë thjesht një problem estetik, ato mund të përbëjnë një kërcënim real për mirëqenien tuaj.

KU SHFAQEN? Zakonisht këto gunga shfaqen në kyçet e duarve, si rrjedhojë lëkura bëhet e kësaj zone është më e tendosur ose e butë në prekje.

Ato mund të shfaqen gjithashtu në sipërfaqen e brendshme të dorës pranë gishtit të madh ose në nyjet e brendshme të gishtërinjve.

PËRSE SHFAQEN? Arsyet që çojnë në shfaqjen e këtyre gungave inflamatore nuk janë gjithmonë të lehta për t’u përcaktuar, por ndër arsyet kryesore përmendim: dobësimin e nyjeve të kockave; ndonjë dëmtim i kohëve të fundit, shtrembërim ose frakturë; si dhe sëmundjet degjenerative të nyjeve dhe inflamuese të indeve të buta të duarve.

SIMPTOMAT? Mund të ndodhë që ky kist të rritet me një shpejtësi të frikshme, nga kjo kokrrizë e vogël të marrë madhësinë e një veze shoqëruar me simptomat e mëposhtme:

vështirësi për të lëvizur gishtat dhe dorën, lëkura ndryshon ngjyrë në të kuqe dhe fillon të rripet, dhimbje e vazhdueshme për shkak të acarimit të indeve përreth, si dhe rritje ose rënie të ndjeshmërisë së lëkurës të shkaktuar nga fakti që cisti në rritje vendos presion mbi enët e gjakut dhe mbaresat e tyre nervore.