Pse sulmohet hoxhë Irfani?

Të jesh prijës fetar, e sidomos i fesë Islame është presion dhe barrë e rëndë që disa e kuptojnë e disa e shohin me indiferentizëm. Sot kur kemi një rritje të praktikimit të fesë në trevat shqiptare, në anën tjetër kemi edhe një rritje të një fetarofobie apo më saktë të një Islamofobie të tmerrshme, që ka filluar edhe të prek individë. Imami Shefqet Krasniqi, e pastaj Imami tjetër po ashtu shumë i njohur nga Prizreni Irfan Salihu erdhën deri tek suspendimi, si shkak i ngritjes së hienave islamofobike për të na tërhjekur “vërejtjen” nga rreziku i Islamit radikal, që kinse na vinte nga këta imam.
Këta dy imam ishin shumë të dëgjuar përmes mediave sociale, mjaftonte një ligjëratë e tyre të ngarkohej në internet e pastaj të bëhej virale apo të shpërndahej me mijëra herë. Ndërsa ka gati dy vite, kur këtyre iu është ndalur zëri. E kjo sikur lind dyshimin, mos është kjo metodë e mirë orkestruar për të përdorur strategji që zakonisht përdorin vendet komuniste për të bërë zërat e fuqishëm dhe të dëgjueshëm “silent” apo të “heshtur”. Fikja e zërit nënkupton në pamundësi të luftimit të idesë me ide, atëherë të dilet në rrafshin e forcës dhe muskulit e maskuar në mënyrë brilante si thirrje për radikalizëm.
Një rëndësi të madhe në krijimin e klimës mbi fenomene të caktuara shoqërore e luan edhe media. Ndërsa imamët kanë qenë kurban të mediave tona, që mediat në areolën shqiptare nuk kanë lënë mjekrosh, e pa e bërë terroristë dhe të rrezikshëm, ndërsa ne për çdo ditë dëgjojmë e shohim krime që ndodhin në mesin tonë, që nuk kanë lidhje aspak me fe! Si mundet i rrezikshmi të na dal në çdo edicion të lajmeve për çdo natë, ndërsa ai që vret e pret të jetë krejt dikush tjetër!
Imamët janë gjendur në këtë mes për disa nga arsyet, që mendojë ti listojë më poshtë dhe se ata janë bërë top i mirë për tu goditur nga mediat edhe për të përmbushur normat. Imam Irfan Salihu ka qenë i goditur jashtë mase nga mediat, që me një kohë ishte ylli i tyre me Like Like. Por sot, pse sulmohet hoxhë Irfani?
1. Mos përkrahja institucionale nga ana e organit më të lart fetar në Kosovë respektivisht nga Bashkësia Islame. Heshtja që bëri me arrestimet e disa imamëve, që janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame të bënë të mendosh nëse ata imam janë pjesë e asaj Bashkësie apo jo! BIK-u, është zëri i myslimanëve dhe nuk guxon dikush të tallet me prijësit e myslimanëve për x qëllimi politik apo x klikime!
2. Imam Irfani sulmohet për shkak se nuk ka rrezik prej tij. Në momentin që ai kishte ndonjë kërcënim apo kishte rrahur ndonjë gazetar ndryshe do të ishte sjellja e mediave karshi tij. Shumë mirë e dinë gazetarët se jo për çdo kënd shkruhet në gazetë, ngase disa dinë edhe me dhënë edhe grushte. Hoxhë Irfani nuk e bënë këtë, ngase ai është një intelektual që ka formim fetar. Gazetarët në pamundësi për të qenë të guximshëm në të vërtetën e shumë fytyrave muskulore por që ka rrezik prej tyre, merret me njerëz të butë, që karakteri i tyre është paqësor.
3. Hoxhë Irfani nuk është milioner. Po të kishte para, do të mendoheshin mediat tona që kanë kriza ekonomike, se mos ndoshta mund të marrin ndonjë të hollë për reklamë. Mirëpo nga imami Salihu, nuk kanë përfitim material, e normale është se ky të shpallet terroristë e radikalistë, terme të rënda që askush nuk po ua vë veshin, thua sikur janë qebaba dhe qofte.
4. Hoxhë Irfani është i famshëm. Eh dikush përdor të gjitha mundësit e aparaturat e ndryshme për të qenë figurë publike, ndërsa ai hoxha me një kamerë 250E, bëhet figurë me ndikim dhe zë i dashur i shoqërisë. E normale është ti pengojë në këtë rast thirrjet e imamit.
Këto janë disa nga arsyet, që mund të mos të jenë të sakta, por të jemi të sigurt, figura e hoxhës gjithnjë ka qenë e nderuar në kombin shqiptar, ndërsa mediet për disa klikime po e përdhosin, ndërsa dikush figurën e hoxhës po e përdhos për të fituar ndonjë poenë politike. Këtë temë nuk e kisha qëllim ta shkruaja, tani kur shteti ynë Kosova, po kalon një fazë të rëndë të politikë bërjes ku shumë situata të rënda janë paraqitur, mediat si sehribazë apo magjistar përpiqen të largojnë vëmendjet nga problemet esenciale duke u marrë me imam. Kjo nuk është e shëndosh e aspak nuk i shërben krijimit të një klime të mirëfilltë të bashkëjetesës dhe tolerancës.
Nexhmedin Kalisi