Rtv Pendimi

PSE VAZHDONI TË QANI PËR TË NJËJTËN GJË?!

Një ditë nga ditët, një i mençur u ul në mesin e njerëzve dhe filloi tua rrëfejë disa shaka. Të pranishmit, të gjithë u qeshën si të marrë.

Pastaj prapë ua rrëfeu të njëjtat shaka, mirëpo kësaj radhe u qeshën vetëm se disa nga ta.

Pastaj prapë disa herë ua rrëfeu të njëjtat shaka, mirëpo kësaj here nuk u qesh asnjëri nga ta.

Ky u buzëqesh dhe tha: Nëse u ndalët nga të qeshurit se shakaja u përsërit disa herë, atëherë pse vazhdoni të qani për të njëjtën gjë?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME