Rtv Pendimi

Psoriaza e lidhur me diabetin dhe hipertensionin

Një studim i realizuar në Universitetin e Harvardit ka treguar se femrat të cilat vuajnë nga psoriaza janë më të rrezikuara për t’u sëmurë nga diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.

Revista shkencore “Archives of Dermatology” njofton se këto të dhëna mund të shpjegohen me ndikimin e proceseve inflamatore të cilat janë të lidhura me këtë sëmundje kronike të lëkurës.

Rezultatet e grumbulluara nga 78.000 pjesëmarrës në studim të cilët janë përcjellë për një periudhë 14 vjeçare kanë treguar se femrat me psoriazë janë për 63% më shumë të rrezikuara për t’u sëmurë nga sëmundja e sheqerit, si dhe kanë 17% më tepër prirje për të pasur shtypje të lartë të gjakut.

Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës e cila karakterizohet me aktivitet të tepruar të sistemit imun që për pasojë ka ndarjen shumë të shpejtë të qelizave të lëkurës duke sjellë kështu deri te formimi i mbishtresave luspore në sipërfaqe.

Llogaritet se nga psoriaza vuajnë 3% e popullatës, transmeton Telegrafi.

Psoriaza është një sëmundje afat-gjate (kronike) e lëkurës e cila nxit paraqiten e njollave të trasha të lëkurës me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të argjendtë. Te lëkura normale, qelizat e lëkurës zhvillohen gradualisht dhe ndërrohen mesatarisht çdo katër javë.

elizat e reja të lëkurës zhvillohen në brendi duke zëvendësuar ato të shtesave të jashtme, të cilat bien. Por te psoriaza, qelizat e reja të lëkurës dalin më shpejt në sipërfaqe të lëkurës, gjë që ndodh brenda disa ditëve, në vend të disa javëve.

Ato grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe formojnë njolla në formë fashe të quajtura pllakëza.

Madhësia e këtyre pllakëzave në lëkurë mund të ndryshojë nga të vogla deri te të mëdha. Këto njolla më së shpeshti paraqiten në gjunjë, bërryla, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, këto janë zonat ku ajo më së shumti paraqitet, edhe pse ajo mund të prekë edhe çdo pjesë të trupit.

Ky problem i lëkurës më së shpeshti paraqitet te të rriturit. Por fëmijët dhe tinejxherët po ashtu mund të preken nga kjo. Por ka shumë mjekime të cilat mund ta mbajnë psoriazën nën kontroll.

Shkaktarët e saktë së psoriazës nuk dihen por ekspertët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi mbrojtës i organizmit (sistemi imun). Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar nëpër familje.

Njollat e vogla të psoriazës shpesh mund të mjekohen duke përdorë rregullisht kremra që përmbajnë josteroide.

Ekspozimi i kufizuar në diell po ashtu mund të ndihmojë; lëkura e paprekur duhet të mbrohet me kremra të diellit.

Nëse psoriaza prek lëkurën e kokës, shamponët kundër zbokthit mund të ndihmojnë. Te rastet më të ashpra të psoriazës, ajo mund të mjekohen me preparate më të fuqishme të përshkueshme nga mjeku dhe/ose terapi me dritë ultravjollce.

Edhe stresi mund të kontribuojë në përkeqësimin e psoriazës. Andaj, reduktimi i stresit ndihmon në disa raste. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME