Pulë e pjekur në skarë me fasule dhe arra
Proteinat e pulës dhe yndyrat e shëndetshme nga arrat dhe farat, të mbajnë të kënaqur pa karbohidrate shtesë!
Gjysmë gjoksi pule
kripë
biber
pudër e hudhrës
spec i kuq
lëng limoni
vaj ulliri
sallatë e gjelbër
gjysmë molle
arra
2 lugë supe jogurt grek
1 lugë supe uthull balsamike
mustardë
mjaltë
fara susami
Preje mishin e pulës dhe rrihe, të duhet vetëm gjysma për një porcion. Spërkate me krip, biber, pak pudër hudhre, spec të kuq dhe lëng limoni.
Në një tas të madh, merri dy sallata të gjelbra. Shto gjysmë molle dhe ca arra.
Për rregullim, përzieji jogurtin grek, uthullën balsamike, mustardën, mjaltin, vajin e ullirit, kripën dhe biberin për shije.
Përzieji mirë! Ky rregullim është shumë më i mirë dhe më i shëndetshëm sesa të blerat në dyqan.
Hedhe rregullimin mbi sallatë dhe përzieje mirë. Hedh përmbi fara susami dhe përzieje. Vendose mishin e pulës dhe shijoje!
Kjo shujtë është për një person.