Rtv Pendimi

Pulë më oriz të fërguar

Koha e gatimit 25 minuta

Numri i personave
4 persona

Përbërësit
4 fileto pulë Keskinoğlu
2 qepë
2 thelpinj hudhre
2 karota
3 lugë gjelle vaj ulliri Ravika
3 gota oriz
300 ml lëng të mishit të pulës Keskinoglu
1 limon
kripë, piper
majdanoz

Metoda e gatimit
Në një tigan, fërgojeni qepën, hudhrën dhe karotat në vaj ulliri. Shtoni orizin dhe fërgojeni edhe për disa minuta tjera. Shtoni lëngun e mishit të pulës. Lëreni orizin të zihet deri sa të ketë shterur lëngu.

Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit në një enë të veçantë. Shtoni lëngun e limonit, kripën dhe piperin mbi orizin e zier dhe përziejini.

Në një tigan tjetër, ngrohni vajin e ullirit dhe më pas skuqini filetot Keskinoğlu në të.

Preni filetot e fërguara në copëza më të vogla dhe shërbejini përmbi oriz, duke u hedhur sipër majdanoz të grirë.

Ju bëftë mirë!

/telegrafi

TË NGJAJSHME