Rtv Pendimi

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË

  1. Pse na duken 10 euro të mëdha kur i japim për xhami, kurse shumë të vogla, atëherë kur shkojmë në restorant për të ngrënë?!
  2. Pse na duket një orë në adhurim ndaj Allahut shumë e gjatë, kurse një orë e gjysmë për futboll, apo tri orë në internet na duken se shumë shpejt po kalojnë?!
  3. Pse na duket shumë e rëndë të lexojmë një pjesë të Kuranit brenda ditës, kurse shumë e lehtë të lexohet një tregim apo roman prej 200 apo 300 faqeve?!
  4. Pse i pranojmë dhe u besojmë lajmeve të gazetave dhe revistave me shumë lehtësi, kurse bëjmë shumë pyetje dhe jemi kureshtarë për atë që e thotë Kurani?!
  5. Pse i pranojmë stilet e jetës dhe i pasojmë modat e ndryshme pa asnjë problem dhe dyshim, kurse ia kthejmë shpinën traditës së të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të?!
  6. Pse na duket ndeja dyorëshe në xhami e rëndë dhe e gjatë, kurse jo para ekranit kur luan ndonjë film shumë i shkurtër?!
    Besoj se këto pyetje, kur parashtrohen na ngushtojnë tepër të gjithëve, dhe arsyeja e vetme se pse ngushtohemi është se të gjithë e dimë përgjigjen.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME