natyra-universi-2ykhz3046zd8guv8uk7u2o

PYETJET E NJË ATESITE DHE PËRGJIGJET E IMAM EBU HANIFES

Një njeri erdhi tek imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë!, dhe i tha:

– O ti imam, a e ke parë Zotin tënd?

Imami iu përgjigj:

– Jo.

Njeriu i tha:

– A e ke dëgjuar Zotin tënd?

Imami iu përgjigj:

– Jo.

– A e ke prekur Zotin tënd? – e pyeti njeriu.

– Jo, – u përgjigj imami.

– A e ke perceptuar Zotin tënd?

– Jo, – i tha përsëri.

Njeriu i tha:

– Po atëherë si i beson Zotin tënd, kur nuk e ke parë, nuk e ke dëgjuar, as që e ke prekur e perceptuar?!

Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë!, e pyeti:

– Po ti, a e ke parë mendjen tënde?

Njeriu iu përgjigj:

– Jo.

– Po a e ke dëgjuar mendjen tënde?

– Jo, – tha ai.

– A e ke prekur mendjen tënde?

– Jo.

– A e ke perceptuar mendjen tënde?

– Jo

Atëherë imami i tha:

– Po ti a ke mend apo je budalla?

Njeriu iu përgjigj:

– Jo, jam me mend.

– E ku është mendja jote? – e pyeti imami.

– Mendja është prezent dhe ekziston, – iu përgjigj njeriu.

Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë!, i tha:

– E pra, edhe Allahu është prezent dhe ekziston!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU