Ruhanijeti apo freskia shpirtërore e Ramazanit vazhdon të gjallërojë ende shpirtrat ndërsa zemra vazhdon ende të shijojë ëmbëlsinë e adhurimeve. Njeri i mençur do të ishte ai që shfrytëzon këto motive të së mirës dhe i bën rrugë për të arritur kënaqësinë e Krijuesit dhe për të shtuar të mirat sa më shumë që të ketë mundësi!
Ditë më parë, këmbët tona qenë ngulitur në mihrabe adhurime, sytë tanë qenë dëfryer me të shikuarit në librin e qartë të Allahut ndërsa veshët qenë argëtuar me dëgjimin e fjalëve të Allahut. Për shkak të agjërimi, morali arrit kulminacionin, gjurmët e veprave të mira vëreheshin qartë, mirësjellja dhe trajtimi xhentil i njerëzve u bën sinonim i shoqërisë…Jeta e njerëzve ishte e këndshme, veprimtaria e tyre e begatshme, u realizua në këtë muaj çfarë nuk mund të realizohet në muajt tjerë. Konsideroj se është me interes për besimtarin që t’i kultivoj këto rezultate për t’i shumuar ato, ngase ato janë mënyrë e ngritjes morale dhe përfitimit të të mirave që të bëjnë dobie dhe pas vdekjes.
I zgjuar do të ishte ai që tani kujdeset për gjërat që e kanë mbajtur afër Allahut gjatë Ramazanit, që mundohet të jetësoj në praktikë atë që ka mësuar në atë muaj të madhërishëm, që zemrës mundohet t’ia zgjat jetën me ujin e mëshirës së Ramazanit, në mënyrë që lidhjet e tij me Allahun të mos shkëputen kurrë!
Në vijim, për t’ia përkujtuar vetes sime, së pari, dhe për ta këshilluar atë, para se tua përkujtoj juve dhe t’iu këshilloj, do të përmend disa adhurime që e mbajnë zemrën të lidhur për Allahut dhe që janë si pajisje që të fuqizon për në rrugën drejt Allahut!
1. Mos shkëput lidhjet me ‘nderin’!
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“???? ?????? ???? ?????
…ndërsa nderi i besimtarit është namazi i natës!”
Do të mahnitesh -për të keq- nga gjendja e shumicës prej nesh që koha e namazit të natës për ne është e limituar vetëm brenda Ramazanit, pas kalimit të të cilit sikur këmbët më nuk a mbajnë të falim namaz apo koha thuajse nuk ekziston fare. Për Zotin, privimi nga mëshira e Allahut nuk është ndryshe vetëm se kështu!
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç është vërtetuar nga Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të!] nuk e linte namazin e natës, ndërsa ne, sikur nuk kemi nevojë për shpërblimin e namazit të natës?! Apo, sikur namazi i natës është veçori vetëm e Ramazanit?!
Allahu i Madhëruar e ka lëvduar namazin e natës në Kur’an derisa Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka dhënë shpjegime se ai fal – shlyen mëkatet. Në fakt, vlerën dhe rëndësinë e tij nuk mund ta përshkruajmë me fjalë. Për ta mbajtur lidhjen me qiellin, nuk do të duhej të na vinin të vështira disa regate gjatë natës! Provoje namazin e natës dhe mos e braktis, se, për Zotin, do të kënaqesh dhe gëzohesh shumë më shumë se që kënaqen ata që vrapojnë pas epsheve, do të gjesh forcë dhe elan, do të përfshijë e mira prej Allahut, andaj mos e braktis këtë adhurim!
2. Vazhdo me leximin e Kur’anit
Kur’ani ishte shoqëruesi yt gjatë Ramazanit. Me të kaloje kohën më të madhe, mahniteshe nga mrekullitë e tij, ajete e Xhennetit të mallëngjenin, ato të Xhehennemit të frikësonin…Andaj, për të mos qenë fundi i Ramazanit ndarje edhe me këtë shok, vazhdoje leximin e tij!
Mos e humb atë rehatinë shpirtërore që e gjete në Ramazan, mos u ndaj nga ajo mënyrë e lehtë e përfitimit të të mirave, lexo të paktën një xhuz (pjesë) në ditë. A e di sa të merr kohë leximi i një xhuzi? Nëse bën një lexim normal, të merr 20-25 minuta, e ti të mos jesh në gjendje t’ia kushtosh Allahut 25 minuta në ditë?! Binduni se nëse vazhdojmë leximin e Kur’anit, drita – nuri do të depërtojë në zemrat tona ndërsa do të reflektojë edhe në jetët tona. Ditën kur do të dalim para Allahut do ta falënderojmë çdo kohë në të cilën Kur’ani ka qenë shoqërues yni!
3. Mos e braktis agjërimin!
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] nxiti për agjërimin e gjashtë ditëve të Shevvalit duke shpjeguar se vlera e atyre është sikur vlera e agjërimit të tërë vitit. Nëse agjërimi i tyre bëhet fill pas Ramazanit, atëherë besimtari do ta ketë më të lehtë ngase trupi tashmë ka bërë shprehi agjërimin.
Lartësimin shpirtëror dhe dëlirësinë që përjetuan gjatë Ramazanit mund ta përjetojmë nese vazhdojmë prapë me agjërim, por kësaj radhe duke agjëruar të hënat e të enjtet, apo të paktën tri ditë nga çdo muaj.
I madhëruar qoftë Allahu!
Meditoja në vlerën dhe madhështinë e këtij adhurimi ndërsa mahnitesha nga mirësia dhe mëshira e Allahut me ne. Nëse agjërojmë të paktën nga tri ditë në muaj dhe Allahu pranon prej nesh këtë adhurim, atëherë do të dalim tek Allahut ndërsa do të llogaritmi se kemi agjëruar tërë jetën! Sa bujari të madhe që ke treguar ndaj nesh, o Zoti ynë!
4. Jep lëmoshë, qoftë edhe me pak send!
T’ia bësh vetes shprehi lëmoshën është një prej shkaqeve më të rëndësishme të vazhdimit me këtë adhurim. Do të mahnitesh për të mirë nëse ndalesh dhe vështron gjendjen e atyre që japin lëmoshë dhe koprracët, do të vëresh se këta të fundit nuk disponojnë me atë kënaqësi që e gëzojnë dorëdhënësit kurrë. Andaj, përfitoje dhënien në rrugën e Allahut si shprehi dhe jep sa të eksh mundësi, qoftë kjo edhe nëse është pak, ngase kështu do ta gjesh zemrën tënde tek “fundoset” në lumturi!
5. Kujdes që të kesh rreth të sinqertë!
Ambienti dhe rrethi ku jeton e vepron njeriu kanë ndikim të madh në formimin e tij intelektual e shpirtëror. Le të jetë ambienti familjar ndihmëtari yt kryesor për vepra të mira. Sa bukuri është ta shohësh burrin dhe gruan tek ndihmojnë njëri tjetrin në të mbara, apo kur prindërit dhe fëmijët e ndihmojnë njëri tjetrin për punë të mira! Pastaj, mos u trego koprrac ndaj shoqërisë. Jepe kontributin tënd ngase do të jesh edhe kontribuues edhe përfitues.
6. Mos e lësho duanë!
Përkujto se pa Allahun nuk mund të bësh asgjë, andaj bë dua shumë, qepu pas rrugëve që çojnë tek porta e qiellit, përgëzohu për të mirë ngase Allahu i do të mirë dhe iu ndihmon atyre! Mos u merr me përgjigje, por me dua. Pra, mos e braktis duanë kurrë, edhe nëse përgjigja të vonohet.
7. Pakica të mjafton!
Kujdesu për, siç thamë, namazin e natës, sunnetet e namazeve, lexo nga një xhuz të Kur’anit, mos braktis lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, lutjet pas namazit, etj. Shfrytëzoje Ditën e Xhuma, respektivisht përpiqu ta arrish shpërblimin e orës së bekuar, agjëro nga tri ditë, dhe, vendos që nga Ramazani i këtij viti të jesh nisur për në shtegun e kënaqësisë së Allahut. Bindu se do të jetosh me të mirën dhe do të vdesësh me të!
Allahu na përforcoftë në adhurime dhe na furnizoftë me istikamen (vendosmërinë) në atë që Ai ka dëshirë!
Burimi: http://saaid.net/mktarat/ramadan/587.htm
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI