Rtv Pendimi

Qëndroni gjatë përpara kompjuterit, duhet të pushoni

Ditëve të sotme njerëzit kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe kjo ndodh sa për shkak të punës, aq edhe për shkak të popullaritetit të rrjeteve sociale

Por pavarësisht arsyeve nëse ju intereson shëndeti juaj sugjerohet që herë pas here duhet të pushoni ‘me patjetër’.

Ja disa këshilla se si të pushoni pas lodhjes nga kompjuteri, apo së paku, si të reduktoni dëmin në shëndetin tuaj.

Monitori i kompjuterit duhet përshtatur ndaj kërkesave tuaja. Rregulloni ngjyrat, kontrastin, dhe parametrat e tjerë të cilët do ju ndihmojnë që sytë tuaj të mos lodhen, transmeton Klan Kosova.

Mos ndani përdorimin e syzeve të destinuara për punën në kompjuter. Në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e dëmtimit të shikimit tuaj.

Ndërsa lexoni diçka në kompjuter, rrisni shkronjat që të mos koncentroheni dhe lodheni më shumë.

Duhet detyrimisht të rregulloni madhësinë e faqes në monitor dhe rrisni faqen sa herë të jetë e nevojshme.

Mos harroni të zvogëloni rezolucionin e kompjuterit, sepse ai bazohet në linjat vertikale dhe horizontale, transmeton Klan Kosova.

Herë pas here pushoni sytë në rast se shikoni gjatë në monitor. Mjafton ta largoni shikimin nga monitori për 30 sekonda.

Në qoftë se qëndroni pranë kompjuterit gjatë, ekziston mundësia ta dëmtoni shpinën. Herë pas here, ngrihuni, ecni pak dhe drejtohuni në mënyrë që të nxisni qarkullimin.

Kjo në fakt do të këshillohej të bëhej çdo 20 minuta.

TË NGJAJSHME