Rtv Pendimi

Qëndroni të rehatshëm gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina e vitit kur më së shumti ju sulmojnë bakteret dhe viruset, ndërsa sistemi juaj imun është më i dobëti.

Shkencëtarët thonë se ekzistojnë katër hapa që janë të thjeshtë, por do t’u mbrojnë gjatë këtyre ditëve, transmeton Telegrafi.

Ajri i freskët
Është e logjikshme që preferoni të rrini në shtëpi ku është gjithçka këndshëm dhe ngrohtë. Megjithatë, derisa jeni gjithmonë në ambient të mbyllur, ekziston rreziku që bakteret dhe viruset nga hapësira më lehtë t’ju ‘sulmojnë’. Dalja në ajër të pastër, ju siguron që të shmangni bakteret që qarkullojnë nëpër shtëpinë tuaj.

Relaksimi
Stresi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve në kohën moderne, thonë ekspertët. Kur jeni nën stres, më pak i kushtoni rëndësi vetes. Prandaj është e domosdoshme që të pushoni. Ngroheni banjën, relaksohuni në vaskën e mbushur dhe qëndroni disa minuta duke pushuar trurin dhe trupin. Më vonë shtrijuni në krevat dhe mbulojuni.

Pastroni duart
Duart e pastra janë baza e shëndetit të mirë. Lani duart çdo ditë nga disa herë, lani me sapun. Lajini duart detajisht dhe shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës sa herë që është e mundur.

Flini mjaftueshëm
Nganjëherë është normale që ta kaloni natën zgjuar, por kjo nuk duhet t’ju bëhet shprehi. Trupi juaj dhe truri pushojnë derisa flini, prandaj flini së paku tetë orë. Disa njerëz kanë nevojë për shumë më pak kohë për të pushuar, mirëpo gjashtë orë gjumë është kufiri i poshtëm. Për shumë nga ne koha e vetme e qetë është kur shtrihemi në qetësi në dhomat tona në krevatin komod. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME