Qepa

Dobitë e qepes janë të shumëta:
-qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.

-qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

-Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

-nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

-parandalon sëmundjen e prostatit, nadlon kollin dhe pastron bronket. Eshtë shumë e dobishme në krizat e asmës. Ul sasinë e sheqeit në gjak.

-qepa ndikon gjithashtu dhe per efikasitetin e mire te sistemit urinar, te prostates, etj. Studjues te shumte kane vene re se qepa eshte shume e nevojshme per njerezit qe vuajne nga diabeti, pasi ul perqindjen e glukozes ne gjak. Ajo qe eshte me interesante eshte roli i saj ne parandalimin i semundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substances se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtesi kardio-vaskular, vecanerisht kunder aterosklerozes. Qepa permban ne vetvete substanca squfuri, cka ben qe kur e presim ate me thike per ta gatuar, avujt e squfurit, ne kontakt me syte, bejne qe ata te perloten.

-vitet e fundit eshte vene ne dukje dhe nje cilesi mjaft e rendesishme e qepes : ajo e luftes kunder kancerit dhe parandalimit te tij. Madje kur shoqerohet me hudhren, kjo “duo ekspolzive” eshte nje ilac i mrekullueshem. Por perse ? Sepse substancat e tyre perberese, disi te ngjashme dhe me shume permbajtje squfuri pengojne “modifikimin e qelizave” gjate perteritjes se tyre, duke penguar keshtu qe diferencimi i tyre te behet ne menyre te c’rregullt, sic ndodh me qelizen kanceroze. Pra qepa dhe hudhra ndihmojne qe ky mekanizem qelizor te jete gjithnje ne ekuiliber, duke mos e lene qelizen te shndrohet ne nje qelize kanceroze. Spitali “Anderson Hospital” dhe “Tumor Institute” kane arritur te vecojne nga qepa nje substance te quajtur “propylsulfide” me nje veprim te jashtezakonshem kunder kancerit. Por keshtu dhe Shkolla e Mjeksise dhe Stomatologjise se Harvard-it ne SHBA, ka zbuluar se duke shtuar nje substance te qepes mbi qelizat kanceroze te marra nga goja e semure me kancer te nje kafshe, kjo lende e ka frenuar ne menyre te habiteshme shumezimin e disa qelizave si dhe shkaterrimin e disa te tjerave.

-cilesite e mrekullueshme te qepes i ka vene ne dukje dhe prof. Victor Gurewich i Laboratorit te Kerkimeve Vaskulare “Sainte-Elizabeth” te Bostonit apo indiani i njohur N. Gupte, i “K.G. Medical College” te Lucknow, i cili i zbuloi per here te pare komunitetit shkencor nderkombetar se qepa ishte e afte te kompensonte demtimet qe sillte ne gjak nje ushqim i yndyrshem. Kjo u vertetua dhe nga universiteti amerikan “George Washington” i Bostonit, duke shtuar se substancat e qepes nuk lejojne krijimin ne gjak te mpiksjeve ne forma trupash te vegjel, te cilat bllokojne arteret duke shkaktuar aksidente vaskulare apo cerebrale, si trombozat, etj. Efekte te vecanta te qepes jane vene re ne luften kunder kancerit te zorres se trashe dhe parandalimit te tij. Instituti i Farmakologjise “Mario Negri” te Milanos, ne bashkepunim me nje grup studiuesish zvicerane, permes 8 studimeve te ndryshme rezultoi se njeriu qe ha 7 here ne jave qepe e ul ne 50% mundesine e prekjes nga kanceri.

pertymoter.net