Rtv Pendimi
Lajme

Qeveria amerikane hesht lidhur me vdekjen e Morsit

Qeveria e SHBA-ve ka qëndruar e heshtur në lidhje me vdekjen në gjykatë të presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në brifingun ditor, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, e pyetur lidhur me vdekjen e Morsit, u mjaftua duke thënë se ka dëgjuar lajmet mbi këtë ngjarje.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje nga AA, Departamenti i Shtetit tha se, “Jemi në dijeni mbi raportet për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe po ndjekim situatën”.

Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Morsi u largua nga detyra në korrik të vitit 2013 përmes një grusht shteti ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, pasi mori detyrën në vitin 2012 si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Të ngjajshme

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj

Ministrja Xhaçka takon ambasadorin e Turqisë në Tiranë

Kushtrim Guraj

Trump i shpreh ngushëllime Erdoğanit pas tërmetit në Turqi

Kushtrim Guraj

OKB thirrje për 358 milionë dollarë për refugjatët në Etiopi

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Haftari i Libisë nuk shqetësohet për paqen

Kushtrim Guraj

Gjermania heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë

Kushtrim Guraj

Koronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Kushtrim Guraj

Arrin në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Kushtrim Guraj

Turqi, rritet në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti

Kushtrim Guraj