Derisa në Kosovë popullata e saj është e besimit musliman me mbi 96%, nuk iu lejohet që femrat muslimane të punojnë në vendet publike, shkaku i shamive.
E kanë gojen plot me integrime, standarde e te drejta bashkekohore europine por ne anen tjetër ketyre qytetarëve ne Kosovë nuk u lejohet që dinjitetshëm të praktikojnë fenë e tyre. Qeverisjet lokale nuk japin “dritë të gjelbërt” në ndertimin e xhamive te reja ani pse besimtarët musliman falen rrugëve në shi, borë, pluhur e diell. Kjo gjendje nuk eshtë aspak e dinjitetshme siç i takon një qytetari normal.
Sot mesojmë se kjo qeveri private, laike mbulon riparimin e një kishe katolike në Prizren, ani mirë bën që investon për vëllezërit tanë katolik ku unë nuk kam as më të voglin kundershtim për besimin dhe bindjet e çdo besimtari pavarësisht fesë që ka zgjedhur. Por e kam me mënyrën e qeverisjes në të gjitha pikat e tash edhe në këtë pikë.
Tendencioze, hipokrite dhe mashtruese. Për dikë nënë për dikë njerkë. Ky diskrimin është i pa pranueshëm. Andaj duhet të kuptojmë se qeverisjet të gjitha pa përjashtim, kane shkelur mbi bindjen dhe besimin e muslimanëve.
Kur do e kuptojnë të paktën ata që falen se “mjaft eshte mjaft” dhe se ka nevojë për një qeveri të drejtë.