Rtv Pendimi
Lajme

Qeveria e re ende në fazën e përgatitjes së projektbuxhetit të vitit 2020

Hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2020, është cilësuar si çështja më urgjente të cilën duhet të adresojë Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës. Megjithatë, qeveria e re ende nuk ka prezantuar një projektbuxhet i cili do të duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të Qeverisë së re të Kosovës, por nuk ka arritur të marrë ndonjë prononcim lidhur me këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte thënë se gjatë kësaj jave fokusimi do të jenë i përqendruar te Projektligji për buxhetin 2020, krahas çështjeve tjera, si plani i punës së qeverisë, programi qeverisës dhe fuzionimi i ministrive sipas marrëveshjes për koalicion qeverisës, e cila e redukton numrin e ministrive, nga 21 në 15 sosh.

Kurti, gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt, ka premtuar se buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit qeverisës.

Kurti ka premtuar se qeveria e tij do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

“Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm”, kishte premtuar Kurti.

Përderisa qeveria të mos jetë gati me projektbuxhetin e vitit 2020, edhe kuvendit i mbetet që të enjten t’i miratojë komisionet parlamentare të cilat janë të domosdoshme që të procedohet me vendime. Seanca e radhës e kuvendit, ku pritet të miratohet këto komisione, është paralajmëruar të mbahet të enjten.

Me autorizimet ligjore, Ministria e Financave në qeverinë e kaluar pati bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e mjeteve për organizatat buxhetore për 2 muajt e parë të vitit 2020.

Kurse për muajin mars, vetëm kuvendi mund të vendosë për vazhdimin e këtij vendimi apo zgjatjen e ndarjeve buxhetore. Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzim buxheti dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars, 2020.

Qeveria në largim e Kosovës ka shpenzuar mbi 6 milionë euro, që ishin në Fondin rezervë të vendit.

Pas kësaj date, Kosova futet në krizë buxhetore, pasi asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për ndarjet buxhetore.

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj