Rtv Pendimi

QOFTE ME PATATE

Nevojiten:
500 gr.patate,
2 copa presh (purri), 
mish i bluar,
përshutë ose sallamë,
2 vezë.
Përgatitja:
Patatet i ziejmë dhe i shtypim në formë pureje. Marrim preshin e grijmë dhe e fërgojmë mbi zjarr me vaj, shtojmë mishin e bluar. Pasi të fërgohet preshi e bashkojmë me puret i përziejmë shtojmë 2 të kuq të vezëve të rrahura dhe pak miell. Në enën mbi zjarr ku kemi derdhur vaj i fërgojmë qoftet të cilat i kemi përgatitur më parë (duart i bëjmë me miell dhe qoftet i bëjmë në forma sipas dëshirës). Pasi të fërgohen në të dy anët i vendosim në enën për servim i dekorojmë me copa të livores së trangullit dhe karrotës në formë spiraleje.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH