Rtv Pendimi

Qofte me pure patatash

Per qoftet na duhen:
650 gr mish te grire vici.
Nje grusht te mire me erza te fresketa ,P.s Koper , majdanos qepe jeshile vetem gjete.
1 veze
1/2 luge supe qumesht.
1/3 filxhan caji buke te thekur te shtypur.
Rigon .
Kripe dhe pak piper te zi.

1 klg patate i zjejme ne uje me kripe , mbas zjerjes i pastrojme nga lekura , i hedhim ne mikser i deri sa te behen krem , shtojme vaj ,kripe , leng limoni, i rrahim pak akoma dhe pureja eshte gati.

Per salcen na duhen:
1 luge supe gjalpe.
1 luge supe mjell.
2 filxhane caji leng mishi( ose perdorni supka qe i hedhim ne supe per plotesim shijen e mishit)
Lengun nga 1 limon.
Kripe ,piper te zi .

(Sipas deshire nese ju pelqen hidhni 1 lucke marmallate me fruta pylli nga siper )

Pergatitja:
Ne nje ene kuzhine hedhim te gjithe perbersit e qofteve, i punojme mire e mire me dore .

Lyejme duart me vaj dhe e bejme mishin e grire ne forma te rumbullakta si ne foto.

I vendosim ne nje tepsi si ne foto dhe i leme te qqendrojne reth 30 minuta ne frigorifer.

Ne nje tigan nxehim vaj dhe skuqim qofetet nga te gjitha anet ,I leme menjane te mbuluara qe mos na ftohen ,deri sa te pergatitim salcen.

Salca:
Marim nje tenxhere te vogel ,shtojme lengun e mishit ,lengun e limonit,kripe piper te zi , dhe nje lucke te vogel me “marmallate” Nese deshironi )…..
e vendosim ne zjar per pak minuta me pas e heqim menjane , ne nje tigan te vogel skuqim gjalpin me mjellin deri sa mjelli te mare njyre kremi , avash avash shtojme lengun e mishit qe kemi ne tenxhere . Nuk dua qe salca te ntrashet shume te jet mesatare.

Vendosja ne pjate:
Shtrojme ne pjate purene , me pas qoftet ,nga siper salcen 4-5 luge .

Ju befshin mire /kuzhina/a

TË NGJAJSHME