Rtv Pendimi

Qofte peshku

Për- persona nevoiten:

Peshk të zier vetëm tul 500 g, vezë kokra, miell lugë, pak hudhra, majdanoz 1 tufë, vaj ulliri për skuqje ¾ e filxhanit të çait, kripë dhe piper.

 

 Përgatitja

Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet një enë me shum pak ujë dhe kripë ne se ka nevojë dhe masi të kulloheje mirë pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinën e mishit që të bëhet kima. Thyejmë vezët duke i ndarë të bardhat nga të verdhat. Këto të fundit rrihen në një enë porcelani me telin e kushinës. Shtohet mielli, hudhra e grira shumë hollë, majdanozi , kripa e piperi dhe trazohen mirë. Rihen të bardhat e vezëve fort që të bëhen të qëndrueshme (marenga) dhe shtohen në masne e mësipërme duke e trazuar. Vihet në zjarr tigani me vaj dhe pasi të jetë nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqërohen me sallata të stinës. Qofteve të peshkut mund tu përgatitet salce me vezë qumësht (bashamel) , e cila u hidhet qofteve sipër.

 

Këshilla praktike: 
Nëse ju pëlqen peshku, por nuk e duroni erën e tij të rëndë, ekzistojnë mënyra për ta bërë atë më të lehtë. P.sh para se ta piqni spërkateni me mjaft limon dhe vendsni në bark një copë djathë ose një degëz rozmarinë. Kështu do ti jepni peshkut shije dhe aromë të këndëshme.

Një mënyrë mjaft e mirë për të mos e mbushur kuzhinën me luspa sa herë që qëroni peshk, është që ti zhysni peshqit në një enë të madhe me ujë dhe lëng limoni. Kështu, jo vetëm që nuk do të mbusheni me luspa , por do të evitoni erërat jo të këndëshme.

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH