Qofte turke: Visar i kuzhinës orientale, ideale për çdo rast!

Qofte turke: Visar i kuzhinës orientale, ideale për çdo rast!

Përbërësit:

– 750 g mish të bluar,
– 2 qepë,
– 2 feta bukë pa kore,
– 1 vezë,
– Majdanoz,
– Një lugë e vogël kumin
– 2 lugë të vogla kripë,
– Gjalpë për fërgim

Përgatitja:

Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi.

Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë.

Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës. /Telegrafi/

qq