Qumështi i nënës zhduk 40 lloje qelizash kanceroze

Studiuesit zviceran zbuluan se një lloj substance e gjendur në qumështin e nënës ka aftësi të eliminojë qelizat kanceroze.

Në studimin e publikuar në revistën e njohur ‘Plos one Journal’ shkencëtarët theksuan se substanca e zbuluar vite më parë, e njohur me emrin “Hamlet” deri tani nuk është eksperimentuar tek njerëzit.

Në eksperimentin e drejtuar nga ana e universitetit Lund të Zvicrës te sëmurët me kancer ne fshikëzën e urinës janë kuruar me “Hamlet”. Pas çdo terapie pacientet nxorën jashtë qelizat e vdekura kanceroze në urinën e tyre.

Eksperimentet e mëparshëm laboratorik kane treguar se “Hamlet” mund te zhduke 40 lloje qelizash kanceroze, por ky studim ishte eksperimenti i pare realizuar tek njerëzit. Në studimin e ardhshëm shkencëtarët do ta testojnë këtë substancë mbi tumoret e lëkurës dhe të trurit.