Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme urgjente të jashtëzakonshme mori vendim për dhënien e ndihmës për të pësuarit e tërmetit katastrofal në Petrinjë dhe në Zagreb të Kroacisë, në të cilën pësuan shumë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me këtë vendim, si shprehje e solidaritetit për të pësuarit, Qyteti i Shkupit ndan ndihmë në vlerë prej tre milionë denarëve, gjegjësisht dy milionë denarë për qytetin Petrinjë dhe një milion denarë për qytetin e Zagrebit, shumë të cilën e ndajmë për të gjitha qytetet për fatkeqësi të tilla dhe të ngjashme”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, paralajmëroi se Shkupi është qytet i solidaritetit dhe e di çka do të thotë pas katastrofave të tilla dhe për këtë shkak në koordinim me të gjitha grupet këshilltare në Qytetin e Shkupit është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Këshillit për t’u ndarë ndihmën “miqve të Zagrebit dhe Petrinjës”.
Bilanci i personave të pësuar për vdekje në tërmetin e djeshëm në Kroaci u rrit në shtatë.
Tërmeti shkatërrues me epiqendër në Petrinjë, dje në mesditë, u ndje në mbarë Kroacinë. Ishte me fuqi prej 6,2 ballë sipas Rihterit.