Rtv Pendimi

Dashuria


 Dashuria nuk është vetëm të dalësh me të,
ta puthësh, ta përqafosh,
nuk është vetëm t’ ia respektosh festat me dhurata,
as jo ta dërgosh në shtëpi e ta njoftosh me nënën,
as ta publikosh nëpër rrjete sociale
si menyrë mbrojtese për tu liruar nga paragjykimi
se kur të dal n’rrugë s’do ta ngacmoj askush.
Dashuria është diçka më tepër…
ta kuptosh se përleshja me të është hyjnore,
tek e fundit rriten emocionet, diçka rrin gjallë !
Ta falesh edhe atehere kur ajo anon si fajtore,
per gabimet e natyes se bardhë kalimtare.
Fale, momenti kur ajo me se shumti ka nevoj per mbeshtetje,
jo ta fyesh n’telefon kur të prezentohet me ashpërsi
për ndonjë lajm të cilin ajo e ka marr nga injorantët.
Për ndjeshmërin e tepruar të xhelozis, ajo t’thot idiot,
të quan dhe gënjeshtar në periudhat e kohës që kalon me të,
do të kërkon falje qindra herë… edhe qindra herë
do të pendohet si rrjedhoj e idiotizmit te gjelozis.
Shpesh do të shfrenohet duke i’ a plasur vajit me lot,
duke t’kerkuar ndarje deri sa eshte nen ndikimin e nervozes,
do të përben në shkëputjen e lidhjes, pas nji kohe ajo qetsohet…
Përsëri ti je ndergjegjja e mbeshtetjes për të,
të thirr n’telefon për kërkim faljeje, deri sa ti endesh n’mendime
duke i zgjedhur fjalet me te bukura per replik,
Jeta ime, gjithcka n’rregull, te dua shume, fraza kalimtare
qe gjithmon do ta shetisin oborrin e dashuris.

Valon Beqiri

TË NGJAJSHME