“Rabbi jessir ue la tuassir” a është sure?

Pyetje: selem alekum, Kur isha i vogël kam mësuar një sure, ishte kështu: “rabbytesi velatuasi rabbyttemi belhajry amin” a është sure kjo apo jo?

 

Përgjigje:

Ue alejkum selam

Lavd-falënderimi i takon Allahut…

Ajo që keni mësuar saktësisht është kështu: RABBI JESSIR UE LA TUASSIR, RABBI TEMMIM BIL HAJRI – AMIN që d.m.th. “O Zot, lehtëso e mos vështirëso, o Zot plotëso me mirësi – Amin”.

Kjo nuk është sure në Kuran, por është një lutje e mirë, të cilën nuk e kam gjetur në ndonjë nga lutjet e Pejgamberit, por nuk prishë punë të lutemi duke e thënë atë lutje. Allahu e di më së miri.