Radikal

Sunullah ISLAMI

Këto dit syri im sheh në rrjetet sociale një çfarë portali me emrin REPORTER i cili “dhunshëm” me SPONSORED (Duke i sponzoruar shkrimet e tyre) na shqetëson me postime të lodhura kinse deshiron të tregojë se paska RADIKALA ISLAMIKË n’trevat shqiptare.

Pas burgosjes së padrejtë të Hoxhallarëve në Kosovë dhe lirimin e tyre marrëdhëniet ndërshqiptare sadopak u relativizuan, dhe tash del ky portal, i cili prap po e ceki “dhunshëm” mirret me këto tema Bajate, ajo që është brengosese është kur pashë RTK-në

(Medium i cili mirëmbahet nga tatimpaguesit) kishte postuar pikërisht një shkrim nga ky portal dhe ja prapë fillojnë debatet dhe të sharat brenda shqiptare. Këto lajme lënë përshtypjen se problemin kryesor e kemi RADIKALIZMIN ISLAMIK e jo Autobusët që për çdo ditë ikin nga

Shqiptaria e jo nga Radikalizmi (Sepse me Shqiptarinë udhëheqin njerëz me kravata e jo me mjekra).

Ti kthehem temës RADIKAL – Se ka apo jo ekstremistë apo radikalë brenda Muslimanëve ka kush na tregon e ato janë Hoxhallarët e nderuar të cilët janë kompetent e jo lloj-lloj analisti nga Tirana, Prishtina e Shkupi!

Sipas jush RADIKAL është personi i cili ka mjekër dhe i është përkushtuar Adhurimit të Allahut, nuk pin birra, nuk shkon në diskoteka!

OK ta zëmë këta RADIKALA kanë dalë nga fillimi i viteve të 90-ta! Po më tregoni çfarë dëmi nga këto RADIKALA u pa 20 vitet e fundit?

Tregom, VRASJE, DHUNE, DROGË, RRAHJE, KËRCËNIME; nxirri argumentet në tavolinë shoku leri pallavrat! Pastaj unë ua parashtroj një pyetje: Pse nuk flisni për RADIKAL-izmin e vërtetë- Radikalizmin Serb që kanë vrarë, kanë dhunuar motra shqiptare,kanë masakruar fëmijë,

kanë djegur shtëpia? Mos haroni se atje në Serbi ekziston Parti RADIKALE! Aloooo…! Nuk po i etiketojmë por ata vet me krenari e thonë JEMI RADIKALA sa që partinë e kanë emëruar “Radikalna Stranka”! Kjo parti e cila qeverisë me një shtet midis Europës, Parti e cila lideri i tyre

Vojislav Sheshelj akuzohet në HAG për krime lufte ndaj civilëve! Vrasje, Dhunime, Terror i vërtetë, Masakrime, e gjithë kjo në emër të kësaj ‘Radikalna Stranka” e ju heshtni ndaj kësaj e merreni me RADIKALAT që sipas jush gjendeshkan mbrenda popullit tuaj.

Kështu pastaj ndodhin përçarje mbrenda shqiptare, brenda familjare etj! Ju me këtë pompezitet që i bëni kësaj “çështje” e dëmtoni edhe turizmin shqiptarë, cili i huaj kishte me ardhë me një vend të mbushur me RADIKALA që vrasin njerëz (ashtu qysh ju e përshkruani)?

Por fatkeqsisht ju ende u merni me Radikala mesin e Shqiptarëve në vend që të flisni për RADIKALAT e vërtetë (ato Serb) në një kohë ku po kjo Serbi vazhdon akoma të na bëj probleme neve si popull!