Rtv Pendimi

Ramazani, koha për t‘u ushqyer dobishëm shpirtërisht

Ah sa më pëlqen terapia e përvjetshme e Ramazanit🌱❤️
Shpesh mendoj; po të mos ishte i përcaktuar ky muaj, kur do të merrnim kohë të bënim një terapi të tillë? Të marrim kohë për të jetuar vetdijshëm💡
✅💡 VETËDIJSHËM për atë çka hamë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë çka pijmë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë çka mendojmë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë çka ndiejmë
✅💡VETËDIJSHËM për atë që flasim
✅💡 VETËDIJSHËM për atë që dëgjojmë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë që besojmë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë që lexojmë
✅💡 VETËDIJSHËM për atë se kush jemi
✅💡VETËDIJSHËM për atë se ku duam të shkojmë
✅💡VETËDIJSHËM se cili është roli im këtu ku jam, ku e harxhoj kohën që më është dhënë
✅💡 VETËDIJSHËM se mes meje dhe Krijuesit nuk ka tjetër ndërmjetës, idol, mbinjeri, mbifuqi, mbipushtet, mbi-qeveri, mbi e mbi e mbi tjera…
✅💡 VETËDIJSHËM se unë jam përgjegjëse/e për atë që mendoj, ndiej, them e veproj
✅💡 VETËDIJSHËM se unë nuk jam viktimë e rrethanave; unë jam i/e zgjedhur të jetoj, frymoj e veproj sipas universit tim
✅💡 VETËDIJSHËM se unë vlej, unë dëshiroj e unë dua e dashuroj
✅💡 VETËDIJSHËM se frymëmarrja ime është vetëm e imja, e unë për këtë nuk i obligohem askujt përveq Krijuesit
✅💡 VETËDIJSHËM se e mira brenda meje, rrethon mjedisin brenda e jashtë meje
✅💡 VETËDIJSHËM se unë jam pjesë e një universi ku gjithkush e gjithçka e ka vendin e vet, që unë duhet t‘a respektoj
✅💡 VETËDIJSHËM se jeta më është dhënë huazim, dua t‘a trajtoj në mënyrën më të mirë e t‘a kthej në mënyrën më të mirë
✅💡 VETËDIJSHËM se durimi, paqja dhe dashuria në raport me vetveten e të tjerët janë çelësat e artë
✅💡VETËDIJSHËM se koha më e humbur është ajo e kaluar me paragjykime, frikëra, dyshime e thashetheme
✅💡 VETËDIJSHËM se gjithkush e gjithçka që Zoti bën t‘a takoj e t‘a kem në jetën time, është një bekim, një gurë i çmuar në kalanë që zotëroj e që quhet jetë
✅💡 VETËDIJSHËM se axhërimi im është lidhja më e pastër e mundshme me Krijuesin tim
✅💡VETËDIJSHËM se sa më afër Zotit tim, aq më afër vetvetës, aq më afër formulës së përmbushjes shpirtërore
…..

Për të gjithë axhëruesit e axhërueset e Ramazanit, ju dëshiroj suksese në terapinë më gjithëpërfshirëse të kthimit në vetvete.

Të shpërndajmë paqe brenda e jashtë vetës këtë muaj në sasi e cilësi të lartë, me qëllim që kjo të bëhet shprehi automatike për jetën në vazhdim❤️🌱💡

Lumturie Citaku Preteni
E hënë, 11.04.21 Bremgarten b. Bern

TË NGJAJSHME