Rtv Pendimi

Ramazani shkollë e mjekësisë

Dr. Adnan Abdullah el Mezruu
Dekan i Fak. të Mjekësisë, Universiteti El Melik Abdul Aziz

Mjekësia ndahet në dy fusha kryesore:
• Fushe e cila trajton trupin e njeriut duke përfshirë të gjitha gjymtyrët e tij, të mëdha e të vogla, të jashtme e të brendshme. Falë ndihmës së Allahut, njerëzimit i është hapur dera e njohurive madje edhe për sëmundjet më komplekse që e godasin trupin e njeriut, dhe
• Fushë e cila ka lidhje me shpirtin që sot njihet si psikiatri dhe që përfshin shpirtin, zemrën, mendjen.
Adhurimet dhe udhëzimet fetare, kur’anore e profetike, kanë ardhur për të drejtuar njeriun drejt një shëndeti të kënaqshëm, madje edhe ia kanë krijuar mundësitë shëruese dhe mbrojtëse që të jetë i tillë (shëndetshëm). Fjala Shifa (shërim) është përmendur në Kur’an në shumë vende derisa fjala Deva (ilaç, bari) është përmendur në hadithe profetike në shumë transmetime.
Përderisa shërimi (shifa) është ne dorën e Allahut, Ai na udhëzoi që atë ta kërkojmë në Kur’an apo të hulumtojmë për të në njohuritë që ia dha njeriut. Kurse një pjesë të shërimit dhe mbrojtjes Allahu e la në adhurime, sikur agjërimi i Ramazanit që është shkollë mjekësie në vete, është mbrojtëse dhe shëruese, është rikonstruktim – nëse mund të them kështu – i qenies njerëzore dhe trupit të tij. Si rezultat i tërë kësaj është korrja e devotshmërisë, e cila ruan nga sëmundjet trupore e shpirtërore (psikike). Ndoshta obligimi njëmujor i agjërimit të Ramazanit është bërë nga Allahu me qëllim që trupit dhe shpirtit t’iu ndahet hisja e tyre në shëndet. E kur të kuptohet kjo, kuptohet dhe fakti pse Allahu agjërimin nuk e përkufizoi brenda ndalesës së ushqimit dhe pijes, ashtu siç rrëfen i dërguari i Tij:
“??? ?? ??? ??? ????? ?????? ?? ???? ??? ???? ?? ?? ??? ????? ??????
Ai që nuk braktis shpifjen dhe veprimin sipas saj, (ai është sikur të mos ketë agjëruar fare) ngase Allahu nuk ka nevojë që njeriu ta braktis ushqimin dhe pijen e tij”.
E ndoshta urtësi e kësaj është se shpërblimin e agjërimit e lidhi me Të, siç qëndron në hadith kudsijj:
“??? ????? ???? ?? ???? ???? ??
…përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të”.
Allahu në bëftë dobi nga agjërimi dhe falja në të si dhe na bëftë prej pionierëve të shkollës së tij hyjnore!

Revista El I’xhazu’l ilmijj, nr. 25.
Burimi elektronik: www.eajaz.org
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
11/8/2010

TË NGJAJSHME