Ramazani: Shkruhet historia në Bundesliga, për herë të parë ndalet loja që lojtari të bëjë iftar

Muaji i shenjtë për myslimanët, ramazani ka bërë që të shkruhet historia në një ndeshje futbolli në Bundesliga.

Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz 05 ishte e para që u pa të pauzonte për pak minuta, për shkak të Moussa Niakhate që po agjëronte.

Gjyqtari i këtij takimi ndali lojën për pak minuta që lojtari të mund të pinte pak ujë, meqë ishte duke agjëruar, përcjell lajmi.net.

Moussa Niakhate i Augsburg piu ujin dhe më pas i zgjati dorën gjyqtarit, për ta falënderuar për gjestin që shfaqi respekt për të.

Pas këtij veprimi, edhe gjyqtarë të tjerë në Bundesliga kanë ndjekur shembullin e njëjtë.

DIVERSITETI: Një nga parullat që u pa më së shpeshti në banerat e UEFA dhe FIFA. Shikoni më poshtë momentin kur gjyqtari pauzon ndeshjen. /Lajmi.net/