Raport: HTC One M9 do të jetë më i mirë se Samsung Galaxy S6

Njerëzit më të zhurmshëm në industrinë mobile janë ata që rrjedhin informacione të rëndësishme për modelet e reja të telefonave të rinj dhe ende të pazbuluar zyrtarisht.

Dhe tani janë pikërisht disa prej tyre që e kanë bërë një krahasim mes HTC One M9 dhe Samsung Galaxy S6; dhe të dyja këto modele tani janë në qendër të vëmendjes së njerëzve që duan ta blejnë një telefon të ri, të mençur dhe të avancuar.

Për ta matur pulsing tonë, TechRadar ka bërë një hulumtim dhe një krahasim mes këtyre dy modeleve, për të arritur në një përfundim se cili do të jetë më i mirë nga pikëpamja e përdoruesve.

Sipas 4000 njerëzve që i janë përgjigjur pyetësorit të saj thonë se HTC One M9 do të jetë i preferuari i tyre.

Në fakt, HTC One M9 ka marrë 61.64% të votave të njerëzve për dallim nga Samsung Galaxy S6 për të cilin njerëzit nuk kanë treguar shumë interes, pasi që ky model ka marrë vetëm 38.36% të totalit të votave.

Sipas jush, cili do të jetë telefon më i mirë: HTC One M9 apo Samsung Galaxy S6?