Gjykata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Hagë ka mbështetur dënimin me burg të përjetshëm të vitit 2017 për gjeneralin serb, Ratko Mladiç, për rolin e tij në gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu Agency (AA).
Mlladiç, i njohur po ashtu si “Kasapi i Bosnjës”, pa sukses apeloi dënimin e tij për gjenocidin dhe krime kundër njerëzimit në gjykatën në Hagë.
Seanca filloi pasi u shty disa herë për shkak të problemeve shëndetësore të Mlladiçit dhe pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
78-vjeçari udhëhoqi forcat gjatë masakrës së muslimanëve boshnjakë gjatë Luftës së Bosnjës në vitet e 90’ta.
Ai po ashtu u zbulua se kishte “përgjegjësi të konsiderueshme” për gjenocidin e mbi 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë të kryer në Srebrenicë në vitin 1995.
Në vitin 2017, për Gjykatën Penale Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë gjyqtarët unanimisht zbuluan fajtor Mlladiçin për fajësinë e tij në vrasjet e Srebrenicës, që ndodhën kah fundi i luftës së egër tre-vjeçare civile të vendit.
“Kasapi i Bosnjës”
Mlladiç dikur ishte njeriu më i kërkuar i Evropës pas rolit të tij në Luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995.
Ai ishte komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, e cila u formua në BeH në fillim të luftës civile të vendit mes shpërbërjes së Jugosllavisë.
Mlladiç dhe forcat nën komandën e tij ishin të lidhur me gjenocidin e kryer në Bosnjë, veçanërisht në Srebrenicë, një mizori më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi forcat serbe pushtuan një enklavë që supozohej se ishte nën mbrojtjen e paqeruajtësve të OKB-së.
Megjithatë, Mlladiç po ashtu është i njohur për rrethimin e përgjakshëm 1.425-ditor të Sarajevës nga forcat e tij, një rrethim më i gjatë i një kryeqyteti në historinë e luftës moderne.
Pas përfundimit të luftës me Marrëveshjen e Dejtonit të 21 nëntorit të vitit 1995, Mlladiç ishte i arratisur për më shumë se një dekadë.
Një ndjekje 15-vjeçare përfundoi në vitin 2011 kur Mlladiç u gjet dhe iu dorëzua gjykatës së Hagës për gjykim.
Gjykimi i Mlladiçit filloi më 16 maj të vitit 2012 dhe përfundoi me përmbledhje në dhjetor të vitit 2016.
Gjykimi mbi 500-ditor thirri 591 dëshmitarë dhe pa pothuajse 10 mijë prova të pranuara nga gjykata.
I arratisuri përballet me drejtësinë
Mlladiç ka lindur më 12 mars të vitit 1942 në Kalinovik, zonë e BeH-së.
Mlladiç u trajnua në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) në Beograd. Ai së pari shërbeu në JNA, pastaj në Ushtrinë e Republikës Srpska (VRS), e cila u formua në Bosnjë-Hercegovinë pasi Jugosllavia u nda.
VRS u themelua në fillim të luftës në Bosnjë, më 12 maj të vitit 1992 dhe Mlladiç ishte komandanti i saj. Forcat e JNA-së në Bosnjë u shndërruan gjithashtu në njësi të VRS-së.
Pas përfundimit të luftës me Marrëveshjet e Dejtonit të vitit 1995, Mlladiç u arratis për më shumë se një dekadë para se të kapej dhe gjykohej nga viti 2012 deri në 2016.