yjet-31euzee0hn9lkpydagm96o

REALITETE MBI GRUAN

Grua madhështore është ajo grua që na mëson si të duam, atëherë kur duam të urrejmë.

Dhe si të qeshim atëherë kur duam të qajmë.

Dhe si të buzëqeshmi atëherë kur ndjejmë dhembje.

——————–

Burri lind dy herë:

Një herë nga gruaja që e sjell në jetë dhe herën tjetër nga ajo grua që i jep dashuri!

E para ia jep jetën e saj, kurse e dyta ia jep jetën e tij.

——————–

Gruaja madhështore burrin e frymëzon.

Ajo e mençura kujdesin e tij e përfiton.

Ajo e bukura me bukurin e saj e tërheq.

Kurse, ajo e dashura është e vetmja që e marton!

——————–

Lumturia e gruas humbet kur ajo nuk mund ta llogarit burrin si shokun më të mirë të saj.

——————–

Gruaja e bukur e kënaq syrin.

Gruaja e ndershme e kënaq zemrën

E para është diamant, kurse e dyta thesar i çmuar!

——————–

Gruaja nuk është krijuar që të gjithë burrat të mahniten me të, por është krijuar të jetë burim i lumturisë së një burri të vetëm!

——————–

Gruaja e ndershme është më e mirë për burrin se sa syri dhe dora e tij!

——————–

Gruaja do që burri të jetë gjithmonë nevojtar për një nënë që përkujdeset për të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU