REALITETI I DYNJASË

Dynjaja është përplot  me pikëllime dhe mërzi, me  shtrëngime dhe dhembje.

Në të nuk ka të lumtur,  përveç atij që ikën nga ajo drejt Krijuesit të saj.

Besimtari ikën nga epshet dhe pasionet e tij, ikën nga zbukurimet dhe mashtrimet e saj, drejt Allahut të Madhëruar.

Kurse i mjeri ikën nga Allahu, nga mëshira dhe falja e Tij, drejt kurtheve të dynjasë dhe të shejtanëve.

Sa dallim i madh mes dy ikjeve që është!

Dhe sa distancë e largët mes dy grupeve.

O Zot, na mëshiro dhe na mundëso të jemi nga grupi i parë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU