Në moshën 4-vjeçare, sukses është të mos urinosh në rrobat e tua.
Në moshën 6-vjeçare, sukses është ta gjesh rrugën për të arritur deri në shtëpinë tënde kur kthehesh nga shkolla.
Në moshën 12-vjeçare, sukses është të kesh shokë.
Në moshën 18-vjeçare sukses është të arrish ta marrësh lejen për makinë.
Në moshën 20-vjeçare, sukses është të arrish deri te pasuria.
Në moshën 35-vjeçare, sukses është të arrish deri te pasuria.
Në moshën 45-vjeçare, sukses është të arrish deri te pasuria.
Në moshën 55-vjeçare, sukses është të arrish deri te pasuria.
Në moshën 60-vjeçare, sukses është të arrish deri te pasuria.
Në moshën 65-vjeçare, sukses është të arrish ta vazhdosh vlefshmërinë e lejes për makinën.
Në moshën 70-vjeçare, sukses është të kesh shokë.
Në moshën 75-vjeçare, sukses është të dish se si të kthehesh në shtëpi nga çdo vend ku gjendesh.
Në moshën 80-vjeçare, sukses është që të mos urinosh në rrobat e tua.
Kjo është jeta!
Ashtu si fillon edhe ashtu e mbaron. I dobët në fillim dhe i pafuqishëm në mbarim.
Prandaj, mos u mburr me të dhe mos u jep shumë pas saj.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU