Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Opinone Të ndryshme

Realiteti i një bashkëjetese në Kosovë

Muslim Shop

Shkruan Urim Isma, Prishtinë

Kur përballemi me të ftohtët e këtyre ditëve të dimrit, një ftohtësi të madhe e ndjejmë edhe në zemrat tona, kur çdo ditë shohim raste se si një numër i madh familjesh përballen me këtë dimër pa pasur kulm mbi kokë. Ky mantel i bardhë i cili ka mbuluar tokën të jep një ndjenjë kënaqësie me pejsazhin që  krijon, mirëpo jo për të gjithë jep këtë ndjesi. Për dikë i cili sheh fëmijët e tij duke luftuar për t’i bërë ballë të ftohtit, që sheh se si përbiron të ftohtit në shtëpinë e cila nuk ka kulm dhe se si ajo shtëpi e rënuar nuk ka as edhe një mundësi për tu ngrohur, është ndjenja më e tmerrshme që mund të përjetojë.

Janë ditë vërtetë të gjata e pafund për ta, ku përveç temperaturave të ulëta që këto familje e kanë problem, poashtu edhe gjendja e tyre ekonomike është mjaft e rënduar, e një “ndihmë” solide po ua japka pushteti, e cila nuk  mjafton për as më të vetmet nevoja elementare që ka një familje. Sa falënderuese janë këto familje tani, gëzim e hare për ta, vota e tyre po shpaguhet me socialin mujor nga i cili më shumë do të rrinin pa bukë e ujë sesa të ngopur. Epo, nuk kanë si tjetër, ç’të bësh me ato pak para!?

Janë nevojat familjare mujore, është dimri në tjetër anë që po e do një hyzmet të veçantë, janë fëmijët që duan rroba më të trasha në këtë të ftohtë, është edhe shteti “ndihmëtar” i cili të kërkon pak para nga ato të paktat që ke për të mbuluar obligimet ndaj tij, e janë edhe kërkesat për ndonjë luks të veçantë i cili do t’i gëzonte së paku në këtë kohë. Janë edhe ato listat me barna që nevojiten e që mjaftë kushtojnë, edhe ato … ah sa shumë paska, por as një pjesë e vogël nga këto kërkesa nuk realizohen me atë social që “dorëlëshuarit” japin nga kolltuçet e tyre në zyret e ngrohta për shtresën e cila i solli në këtë pozitë!

Është problemi që rezultatet e tij më së miri i shohim në këto ditë të ftohta, në gjendjen e sotme ekonomike që kemi dhe nga udhëheqësia “demo(n)kratike” e cila nuk e sheh fortë për ngut këtë çështje, e pse ta sheh, kur ata nuk i kanë këto derte që familjet tjera nga shtresat e varfëra i kanë përditshëmri këto halle!

Kaluan shumë vite, u ndërruan shumë pushtetarë, por nuk ndryshoi siç duket shumë për ato familje që po përballen me nevojat e përditshme për t’i plotësuar për familjet e tyre.
Ska rëndësi, dimri me temperaturat e ulëta, bora e akulli, shtëpitë e ftohta e edhe pjata me një ushqim të përsëritur shpesh, do të kalojnë, e do vijnë ditë më të ngrohta, por ajo që nuk do të ndryshojë për kohë të gjatë është mënyra se si trajtohen ata që i sollën në pushtet kokat qeverisëse nga po këta të fundit.

Kot e kot presim, politika është politikë e njerëzve që dinë të flasin e të jetojnë në kurriz të njerëzve që presin si turmë për realizimin e një jete më të mirë nga premtimet e shumta nga ana e politikanëve.
Premtime të mëdha, në një vend të vogël, nga hiça me fjalë të mëdha për popullin e përvuajtur, nga parazitët që skanë si të jetojnë ndryshe, veçse duke marrë centat e popullit që ata vetë e “ndihmojnë”!

Të ngjajshme

Kurbanat 2019 (Lista)

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Pija që vlen sa puna jote

Kushtrim Guraj

Perlat e Islamit – 59 Pjesë (Downloand)

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

50 DOBI NGA NATA E KADRIT

Kushtrim Guraj

XHAMIA EBU HANIFE NJË BUKURI E VEÇANTË

Kushtrim Guraj