Rtv Pendimi

REALITETI YNË ËSHTË PËR MJERIM !

1. Përkujdesuni për fshehtësitë e juaja, janë disa që i përhapin ato që të tjerët të qeshen me ty!!

2. Gjysma e botës e jetojnë jetën, kurse gjysma tjetër jeton për t’i mbikëqyrë!!

3. Mos ndjej dhembje nëse ndonjëri nga ata e mohon të mirën tënde ndaj tij, edhe dritat e rrugëve harrohen gjatë ditës!!

4. Nga gjërat e çuditshme njerëzore; kur je në të drejtë askush nuk e përmend, kurse kur gabon askush nuk e harron!

5. Prej gjërave që më së shumti dhemb; ndonjëri nga ata të dëmton para masës dhe të kërkon falje në vetmi!

6. Nëse nuk e angazhon veten me të vërtetën, ajo do të angazhon me të kotën!!

7. Largohu nga ata njerëz që gjithmonë i tregojnë gabimet e tua!!

8. Disa njerëz nuk largohen nga ti pse gabove, po ata vetëm se presin që ti të gabosh dhe të largohen!!

9. Për keqardhje është se ka njerëz budalla të cilët e interpretojnë butësinë se është dobësi!!

10. Ka nga njerëzit që çdoherë kur i kushton kujdes kushteve të tyre të poshtërojnë.. çdoherë kur i kushton kujdes ndjenjave të tyre të lëndojnë.. dhe çdoherë kur ua ngrit çështjen e tyre, ata të nënçmojnë! Ata nuk do ta kuptojnë vlerën tënde vetëm se atëherë kur do të humbin!

11. Flasin keq për ty, e pastaj ulen me ty dhe të buzëqeshin në fytyrë, kinse të donë.. ata janë njerëzit më të fëlliqur!!

12. Njeriu budalla harxhon shumë për të realizuar pak!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME