Realizohet fluturimi i parë Helsinki – Prishtinë

Realizohet fluturimi i parë Helsinki – Prishtinë

Sot është realizuar fluturimi i parë nga Finlanda për në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Aerportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Fluturimi u bë në destinacionin Helsinki -Prishtinë.

“Tej mase e gëzuar sot që të shoh një fluturim shtesë në aeroportin tonë!Ja ku e kemi edhe pamjen e fluturimit të parë nga Helsinki i cili u realizua sot me sukses për në destinacionin e Prishtinës.Kjo mundësi e re është krijuar që t’u japim zgjedhje bashkëatdhetarëve tanë për një mënyrë më të shpejtë të udhëtimit për në atdhe”.