Rtv Pendimi
Lajme

Rebelët Houthi sulme të reja me dronë ndaj Arabisë Saudite

Rebelët Houthi të Jemenit kanë lançuar sulme të reja me dronë ndaj bazës ajrore Mbreti Khaled në jugperëndim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në një deklaratë, zëdhënësi i rebelëve Yahia Sarie tha se sulmet kanë shënjestruar hangarët dhe pistat në bazën ajrore në qytetin Khamis Mushait.

 

Ende nuk janë dhënë informacione nëse sulmi ka shkaktuar viktima ose dëme.

 

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, nga ana tjetër, tha se ka rrëzuar dronë të lançuar nga rebelët Houthi nga Jemeni.

 

Zëdhënësi i koalicionit Kolonel Turki Al-Maliki tha që blloku po merr të gjitha masat e mundshme dhe po përdor praktikat më të mira për të interceptuar dronët e rebelëve dhe për të ndaluar sulmet, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA.

 

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur grupi Houthi i lidhur me Iranin pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

 

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan një fushatë masive ajrore që synon të kthejë territoret e marra nga rebelët në Jemen dhe të mbështesë qeverinë pro-saudite të vendit.

 

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 70.000 njerëz janë vrarë në konflikt që nga viti 2016.

 

 

Të ngjajshme

Kosovë, 1.317 persona humbën jetën në aksidente rrugore në vitet 2010-2019

Kushtrim Guraj

Thaçi përfundon për sot intervistimin në Dhomat e Specializuara në Hagë

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës vendos masa të reja për parandalimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Mbi 7.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Kushtrim Guraj

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kushtrim Guraj

Varrosen edhe 9 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës kujtojnë momentet e fundit me të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

Deklaratë nga Bashkësia Islame

Kushtrim Guraj

Turqia e kthen Aya Sofyan nga muze në xhami

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU