Rtv Pendimi

Recel kungulli

Përbërësit :
1 kg kungull të pastruar,
300gr sheqer të bardhë
300 gr sheqer të verdhë
1 limon
Kanellë 2-3 copa të vogla
Ginger (zenzero )
Përgatitja : presim kungullin në copa kubike, pastrojm zenzerin dhe e presim në feta, hedhim sheqerin, lëkurën e limonit (vetëm të verdhën, sepse e bardha e limonit kur gatuhet bëhet e hidhur pra mer shije jo të mir ), lëngun e limonit dhe kanellën. Të gjith përbërësit i bashkojnë dhe i lëm kështu për 3 orë. Ësht e rëndësishme ti lësh tre orë para se ti gatuajm që të mpikset kungulli. Pas kësaj kohe i hedhim në tenxhere dhe e gatuajm për 50 min me zjarr të ulët. Kjo gliko ësht shum e mirë ta shoqërosh me djathra. Provojeni ësht shum e mirë! //kuzhina.al

TË NGJAJSHME