Recel-Limoni

Reçel limoni

Përbërësit

2 kg sheqer

2 kg limon

2 bishtaja vanilje

2 karafila

1 filxhan çaji me ujë

Udhëzimet

Grijmë lehtë me rénde lëkurën e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.

Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara, dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).

I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet.

 

  • Për një mëngjes të shijshëm, shtojeni reçelin në kos të thjeshtë ose bollgur. Mbusheni me boronica të freskëta dhe arra të pjekura apo fruta të thata sipas dëshirës.
  • Për një antipastë të lehtë, shoqërojeni me djathë dhie dhe brusketa (crostini).
  • Për një pjatë të thjeshtë mëngjesi, mund ta shoqëroni me kulaç të ngrohtë.
  • Një tjetër alternativë fantastike mëngjesi është shoqërimi me petulla, fruta të freskëta dhe krem.
  • Përgatisni një pije të lehtë, si çaj i ftohtë, duke e përdorur reçelin në vend të sheqerit. Zbukurojeni me gjethe nenexhiku (mendër).