Reçel me Mandarina

Reçel me Mandarina

Përgatitja e Reçelit me Mandarina

Përbërësit

1 kg mandarina

400 – 450 gr sheqer

Përgatitja

Si fillim pastrojmë mirë mandarinat.

U heqim me kujdes lëkurën në mënyrë të plotë dhe e ndajmë në thelat.

Me kujdes largojmë sa mundemi fijet e bardha të frutit si dhe bërthamat.

Lëkurat i vendosim të zjejnë në një enë me ujë të bollshëm përreth 10 minuta.

Më pas, i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen për t’i prerë në fije të holla.

Nga ana tjetër, përgatisim shurupin duke hedhur në tenxhere, sheqerin dhe një gotë me ujë.

Sapo shurupi të nisë të vlojë, shtojmë lëkurat e mandarinës të prera në fije si dhe thelat e saj.

I lëmë të zjejnë në zjarr të ngadaltë përreth 35-40 minuta derisa thelat e mandarinës të jenë bërë transparente dhe shurupi të jetë trashur.

E largojmë nga zjarri, i hedhim disa pika limoni dhe e përzjejmë.

Më pas, reçelin e hedhim në kavanoza të sterilizuar, i mbyllim kapakët fortë dhe i lëmë kokëposhtë derisa të ftohen plotësisht. Ruhen në frigorifer