Receta e veçantë e byrekut me kos – Receta tradicionale

Receta e veçantë e byrekut me kos – Receta tradicionale

Byreku me kos dhe qumësht është një recetë krejt unike në përgatitjen e saj.

Byreku është receta më e dashur e traditës së kuzhinës shqiptare. Varietetet e tij janë të panumërta, por shija gjithmon mbetet mahnitëse.

Me mish të grirë, qepë dhe domate, kungull, apo dhe me patëllxhanë, mund të përgatitet si të dëshironi.

Përbërësit

Një pako me petë të gatshme (12-13 petë)

400 g djathë i bardhë i thërmuar ose gjizë

5 lugë gjelle me vaj ulliri

3 vezë

100 g majdanoz

Kripë

2 gota me qumësht

1 gotë me kos

Përgatitja

Në një pjatë të thellë përzjeni djathin e thërmuar ose gjizën me majdanozin e prerë hollë.

Ndërkohë në një tas të madh rrihni vezët me pak kripë, dhe aty shtoni dhe katër lugë vaj ulliri.

Përzjeni masën me ndihmën e telit të kuzhinës, derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të verdhë.

Më pas shtoni dhe qumështin dhe kosin, dhe përsëri përzjeini në mënyrë që të përfitoni një masë të njëtrajtshme.

Tavën që do të përdorni lyejeni me vaj ulliri, dhe vendosni në të një petë, duke lejuar që anët e saj të dalin nga buzët e tavës.

Merrni një petë dhe ndajeni në gjysmë, zhyteni në masën e përgatitur me qumësht dhe kos, e më pas kalojeni në tavë.

Kur t’i keni shtruar gati gjysmat e petëve, hidhni djathin apo gjizën me majdanozin, duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e byrekut në mënyrë të njëtrajtshme.

Me të njëjtat hapa vazhdoni dhe për pesë petat e tjera të byrekut.

Në fund mbulojeni byrekun dhe petën e mbetur të pa zhytur në masën me qumësht dhe kos.

Hidheni pjesën e mbetur të masës sipër byrekut dhe vendoseni në frigorifer përreth dy orë.

Kur të ketë kaluar koha e caktuar, nxirreni tavën, priteni byrekun në pjesë, keshtu do të të piqet plotësisht dhe do të shmangni petët e papjekura.

Piqeni përreth 45 minuta në një furrë të parangrohur me 200 gradë derisa byreku të ketë marrë një ngjyrë të artë. /Lajmi.net/