Rtv Pendimi

Receta-mish me lakër

Përbërësit:
– 1 kg mish me copa
– 1 kokerr qepë
– 2 thelpinj hudhër
– 2 kokrra domate
– 1 lakër e prerë hollë
– 3 lugë vaj
– kripë, piper të zi
– pak piper të kuq

Në fillim  kavërdisim mishin me qepën, hudhrën e grirë dhe vajin. Pasi skuqen mirë, shtojmë domatet e grira dhe pak piper të kuq. Shtojmë ujë, kripë, piper të zi dhe i lëmë të ziejnë të mbuluara, në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Më pas shtojmë lakrën e prerë në copa dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa të mbetet pak lëng.Ju bëftë mirë./mesazhi

TË NGJAJSHME