Infeksionet e rrugës urinare shpesh janë dhe shqetësime që vijnë si pasojë e ekzistencës së bakterit “E-Coli”.
Shpesh herë ne për këtë marrim medikamente të ndryshme dhe harrojmë se ka antibiotikë të shumtë natyral të cilët ndihmojnë në shërimin e këtij problemi.
Përbërësit e nevojshëm që na japin mundësi të kemi një shëndet të mirë janë; 250 gramë rrënjë majdanoz, 250 gramë limonë me lëvore, 250 gramë mjaltë dhe vaj ulliri.
Për të përgatitur këtë recetë është e nevojshme që në fillim të marrim rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet imtësuar, e më pas të gjithë përbërësit, përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, i bashkoni në blender.
Është e këshillueshme që në mëngjes, para kafesë, në lukth të zbrazët merrni nga një lugë të vogël të masës. Kur ta përfundoni me konsumimin e këtij ilaçi atëherë edhe infeksioni duhet të zhduket. Mjaltin për këtë recetë ta merrni te dikush që i besoni. Limonin para përdorimit ta mbani në ujë të ftohtë me sodë bikarboni