Receta që largon yndyrën në gjak, ju nevojiten vetëm dy përbërës

Nëse vuani nga yndyra në gjak, atëherë kjo recetë është e përkryer për ju.

Për shkak të jetës dinamike, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik, rritja e yndyrës në gjak është një sëmundje mjaft e shpeshtë.

Ndonjëherë te personat me yndyrë të shtuar në gjak mund të vërehen depozitat yndyrore nga indi dhjamor me ngjyrë të verdhë në formë të kockave ose në fomë të nyjeve në kapakët e sipërm të syve ose në pjesë të tjera të trupit, transmeton Femina.al

Me përparimin e sëmundejes vjen deri te trashja e mureve të arterieve, duke kontribuar edhe faktorë të tjerë të rrezikshëm (si që është duhani, alkooli, nikotina), dhe si pasojë e gjithë kësaj, për fat të keq, janë sëmundjet kardiovaskulare të cilat janë një ndër arsyet kryesore të vdekjes në botë dhe te ne.

Nëse keni nivele të larta të yndyrës në gjak, ju rekomandojmë këtë reçetë, sepse ju ka ndihmuar shumë personave.

Përbërësit: fiqa të thatë dhe uthull molle.

Këtë ilaç përgatiteni në mbrëmje, dhe konsumojeni në mëngjes. Merrni tre fiqa të thatë dhe shponi me kruese dhëmbësh në të gjitha anët (duke formuar vrima) dhe pastaj vendosni në enë qelqi në të cilën më herët duhet të vendosni 2 decilitër uthull molle.

Le të qëndrojnë gjatë gjithë natës, kurse në mëngjes hani që të tre fiqat e tharmët. Mbetjen nga uthulla mos e hudhni, por në të njejtën, natën në vazhdim përgatitni përsëri të njejtën gjë, pra përsëri vendosni 3 fiqa të tjerë për konsumim ditën e ardhëshme.

Këto 2 decilitra uthull përdorni 7 ditë, pjesën më të madhe do ta thithin fiqat. Ditën e tetë merni 2 decilitër uthull të re dhe përsërini procedurën edhe për një javë. Procedura për largimin e yndyrës zgjatë 14 ditë.