Recetë origjinale për qebapë Sarajeve

Qebapët tradicionalë të Sarajevës, sipas të cilëve njihet ky qytet, mund t’i përgatitni edhe në shtëpinë tuaj, sepse kuzhinierët boshnjakë kanë zbuluar recetën e ruajtur gjatë.

Prejardhja e fjalës qebap është nga Persia, që do të thotë mish i fërguar. Mirëpo, qebapët janë pjesë vitale e traditës sarajevase dhe kulturës së saj, ndonëse janë jashtëzakonisht të njohura edhe recetat e tjera: qebapë banjalluke, boshnjake…

Kuzhinierët me përvojë thonë që me rastin e punimit të qebapëve nuk ka ndonjë komplikim i posaçëm.

Rëndësi ka mishi i mirë, mënyra e përgatitjes dhe që mishi të qëndrojë paksa, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

▪ 1,5 kg mish i bluar viçi
▪ ½ kg mish qengji
▪ 4-5 thelpinj hudhre
▪ 2% nga sasia e përgjithshme e mishit, kripë dhe 2 lugë të vogla sodë buke