[There are no radio stations in the database]

Recetë për krem nga bajamet, fare pa sheqer. Do ta pëlqejnë të gjithë

Nëse keni nevojë për një lyerje për bukë, krepa, kroasanë ose thjesht keni diçka për të kapur me lugë nga një kavanoz, nutella e bardhë e bërë në shtëpi do të bëhet versioni juaj i preferuar i kremit

Përbërësit:

– 4 lugë bajame të fërguara e të bluara;
– 100 g çokollatë të bardhë;
– 100 ml ajkë të ëmbël;
– 90 gramë gjalpë;
– 1 lugë xhem sipas dëshirës (pjeshke, kajsie, mjedre);
– 1 lugë mjaltë;
– sipas dëshirës pak lëvore portokalli të grirë në rende.

Përgatitja:

Bajamet e qëruara fërgoni pak pastaj bluani mirë. Ajkën nxeheni në flakë dhe në të duke përzier shkrini çokollatën e bardhë të grirë në rende.

Në tretjen e shkrirë të ajkës dhe çokollatës shtoni kubet më të vogla të gjalpit dhe të gjitha përzieni mirë.

Shtoni bajamet dhe bashkoni mirë. Shijen edhe më shumë e shtoni me një lugë xhem apo mjaltë.

Lyerjen e përftuar ruajeni në kavanoz.


[There are no radio stations in the database]
MEVLAN & NUSRET - MEVLAN & NUSRET - Sikur te ishe (2025)
Nafidan ft Nusret Kurtishi - Deri dje - Nafidan ft Nusret Kurtishi Perse zemerohesh? Nderim Alimi - Namazi i nates - Nderim Alimi Adem Ramadani - Rrespekti ndaj prindërve (Official Video) - Adem Ramadani Ju po degjoni rtv pendimin 2025 - Jingel
Kanali 1
Kanali 2
Share on Facebook
Share on Twitter
Share on Pinterest
Share on Linkedin
Send by Whatsapp